Regjisori dhe skenaristi, Rian Johnson, ka treguar se vazhdimi i dytë i filmit hit “Knives Out”, do ta ketë premierën botërore këtë vit në kuadër të Festivalit ndërkombëtar të filmit në Toronto.
Projekti i shumëpritur nga publiku me titull, “Glass Onion: A Knives Out Mystery”, do të shfaqet në edicionin e 47-të të festivalit kanadez i cili mbahet nga data 8 deri më 18 shtator.
Edhe filmi i parë pati debutuar pikërisht në Toronto në vitin 2019.
Në “Glass Onion”, personazhi i aktorit Daniel Craig, detektivi Benoit Blanc, udhëton drejt Greqisë për ta zgjidhur një rast të ri misterioz. Krahas yllit britanik në film luajnë edhe aktorët, Edward Norton, Kate Hudson, Janelle Monae, Kathryn Hahn, Dave Bautista, Leslie Odom Jr., Jessica Henwick dhe Madelyn Cline.
Derisa “Knives Out” u lansua nga studioja filmike “Lionsgate”, vitin e kaluar Netflixi i bleu të drejtat autoriale të vazhdimit të dytë për një çmim prej 450 milionë dollarësh.
Platforma e njohur digjitale planifikon ta lansojë projektin “Glass Onion: A Knives Out Mystery”, në fund të këtij viti.