Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Fifi solli në jetë fëmijën e parë

Këngëtarja e njohur kosovare, Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe partneri i saj nga Shqipëria, Adis Patushi, kanë mirëpritur një djalë së bashku.

Lajmin e bukur e kanë ndarë me të gjithë fansat në rrjetet sociale, duke e postuar një fotografi nga spitali ku shihet këmba e foshnjës së vogël. Tutje ata e kanë zbuluar edhe emrin e të birit, që është Theo Mal Patushi.

Kujtojmë se shtatzëninë artistja e konfirmoi gjatë pjesëmarrjes së saj në Festivalin e këngës në RTSH, ku me këngën “Stop” ajo konkurroi për ta fituar vendin e parë në këtë festival dhe njëherësh të drejtën për ta përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovizion 2023”.

Fifi vazhdon të jetë një nga këngëtaret më aktive në skenën tonë muzikore. Këngë dhe videoklipe ajo lansoi edhe gjatë gjithë shtatzënisë, duke mos i ndalur as koncertet e shumta nëpër qytete të ndryshme në vend dhe më gjerë.

Ky është fëmija i parë i çiftit shumë të përfolur të showbizit, ndonëse Adisi ka edhe një djalë nga marrëdhënia e mëparshme me modelen, Adrola Dushi.