Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi, është komentuar shumë në media sidomos pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP.
Ajo është aktive në rrjetet sociale teksa shfaqet vazhdimisht e buzëqeshur.
Së fundi ka publikuar një fotografi në borë, ku këngëtarja shfaqet me shumë stil dhe duket më e lumtur së asnjëherë më parë.
Përndryshe Fifi ka publikuar këngën “Diell”, e cila është shndërruar në super-hit. Kënga u kompozua gjatë kohës së qëndrimit të saj në BBV.