Reperi gjilanas, Fero në emisionin “N’gas’z” në këtë KTV ka thënë se nuk ka pas, s’ka dhe s’ka me pas reper më të mirë se ai.
Ai thotë se sa i përket stilit, e teksteve është i padiskutueshëm në krejt shqiptarinë.
“S’mundesh me gjet një reper në Kosovë e shqiptari që është më i fortë me shkru tekste, as teknikisht, as lirikisht, e as metaforikisht as kurrqysh”, shprehet ai, ndërsa shton se këtu hyjnë të gjithë reperat, “prej reperit të parë që e ka nis këtë muzikë e deri në reperin e fundit s’ka pas, s’ka dhe s’ka me pas ma të fort se unë”.
Anëtari i OnRecords gjithashtu ka thënë se e ka ndryshuar lojën në muzikë, pasi para se me hy ai në skenë, thotë se loja nuk ka qenë interesante.