Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Fero: Nuk merrem më me repera tjerë, tash me ta merret Rina

Reperi i njohur kosovar, Fero, sërish ka lavdëruar veten duke thënë se nuk krahasohet me asnjë reper tjetër në skenën muzikore shqiptare.

Pasi lansoi “S’ka konkurrencë” në bashkëpunim me Rina Balaj, në “Express” të KTV-së, Fero ka thënë se më nuk do të merret me fjalët e reperëve të tjerë, por me ta do të merret vetë Rina.

“Krejt reperat më janë gjuajtur mua. Nuk e di sa herë me punë ju kam treguar se nuk bën të shtyhen me mua se jam kategori tjetër. S’kuptonin dhe nga tash nuk do të merrem më me repera sepse Rina merret me ta”, ka thënë ai.