Showbiz

Felicity e braktis serinë “Arrow”

Emily Bett Rickards, e cila e luajti hakeren Felicity Smoak për shtatë sezone në serinë “Arrow”, njoftoi në Instagram se sezoni aktual do të jetë edhe i fundit për të. Aktorja e njohur është anëtare e ekipit të aktorëve kryesorë të sezonit 2, pasi që luajti si personazh i përkohshëm gjatë sezonit të parë të Arrow.

Felicity Smoak për herë të parë u prezantua në "Lone Gunmen", episodin 3 të sezonit të parë të Arrow. Fillimisht u planifikua si personazh me kohë të shkurtër, por u bë e përhershme kur “kimia” mes aktorit kryesor Stephen Amel dhe saj u dëshmua të jetë aq e fortë sa producentët vendosën ta përfshinin në trekëndëshin e dashurisë.

Image

Problemet filluan diku rreth fillimit të sezonit të tretë, kur Felicity u shndërrua në personazhin e pagabueshëm kryesor të serisë, të cilën askush nuk guxonte ta kundërshtonte, sepse me kombinimin e syve të pikëlluar dhe argumenteve të cilat vetëm për të kanë kuptim, ajo ia arrin që të gjithë t’i bëjë ta kishin ndjenjën e fajit. Ajo gjithashtu të gjorin Oliver Queen e sillte rreth gishtit të vogël, i cili më shumë kohë kaloi me probleme të dashurisë sesa në alter egon e tij prej superheroi. E gjithë kjo e shndërroi serinë e superheronjëve në telenovelë klasike, shkruan KOHA Ditore.

Dhe derisa ankesat e shumicës së adhuruesve mbetën të paadresuara për 6 sezone të plota, si duket kritikat e vazhdueshme e detyruan Emilyn që megjithatë të tërhiqej nga sezoni i fundit, që shkaktoi një valë të komenteve euforike në shumicën e rrjeteve sociale.

Sezoni i fundit do t’i ketë vetëm 10 episode (në krahasim me 22 të mëparshmet), ndërsa adhuruesve u jep pak shpresë se ndoshta më në fund do të mundë të kthehet nga formula aktuale. "Felicity tashmë 5 sezone nuk është e sigurt nëse ishte me Oliverin apo jo" në fillimet e veta - "Superheroi Green Arrow i ndjek keqbërësit".