Showbiz

Fansat të shqetësuar me pamjen e jashtme të Bruce Willis

Aktori i Hollivudit, Bruce Willis, është fotografuar teksa ishte në Los Angeles dhe për shkak të betejës me afazinë, pamja e jashtme ka shqetësuar fansat e tij, shkruan DailyMail.

Bruce Willis është fotografuar në një stil të zakonshëm gjatë një shëtitjeje në Los Angeles. Në foto ai shihet duke u shëtitur me miqtë dhe dukej mjaft i lodhur, gjë që ka shqetësuar fansat e aktorit.

Willis njoftoi në mars të këtij viti se po i jepte fund karrierës në aktrim prej disa dekadash pasi u diagnostikua me afazi. Gjendja e tij vetëm sa përkeqësohet me kalimin e kohës, prandaj familja e tij e shfrytëzon çdo moment me të.

Një burim pranë familjes ka treguar se gjendja e tij është përkeqësuar që nga fillimi i vitit, ndaj familja shpesh mblidhet dhe kalon kohë së bashku.

Pikërisht për shkak të paraqitjes së “lodhur” në fotot e fundit fansat janë shqetësuar se gjendja e Willisit është përkeqësuar edhe më shumë.

Në nëntor, Willis bashkëpunoi John Travoltan në filmin aksion “Paradise City”. Është një nga filmat e fundit të Willisit.

Filmi shënon gjithashtu bashkëpunimin e parë të madh të Willisit dhe Travoltas që kur ata luajtën në filmin klasik të krimit të Quentin Tarantinos në vitin 1994 “Pulp Fiction”.