Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bruce Willis shfaqet për herë të parë pas publikimit të diagnozës

Bruce Willis shfaqet për herë të parë pas publikimit të diagnozës

Bruce Willis si një nga aktorët më të paguar në botë, me një vlerë neto të pasurisë prej 250 milionë dollarësh, nuk ka pasur zgjidhje tjetër veçse të lërë aktrimin dhe të dalë në pension, në moshën 67-vjeçare.

Ylli i "Die Hard" dhe "Pulp Fiction" ka përjetuar vështirësi të rënda njohëse, për shkak të diagnozës së tij të afazisë, por të gjitha problemet e tij dukeshin jashtë mendjes ndërsa ai dhe gruaja Emma Heming Willis pozuan së bashku për një foto prekëse në një pyll, ditëve të fundit, raporton të enjten Page Six.

Postimi në rrjetet sociale shënon herën e parë që Bruce është fotografuar që kur ka bërë të ditur për gjendjen e tij shëndetësore dhe vendimin për t’u pensionuar.

Bruce ka pesë vajza nga 9 deri në 33 vjeç, të cilat të gjitha po e mbështesin atë gjatë kësaj kohe të vështirë. Ai është martuar me Emman, pas divorcit të tij në vitin 2000 nga legjenda e aktrimit, Demi Moore.

Afazia është një problem neurologjik i shkaktuar nga dëmtimi i zonës së përpunimit të gjuhës dhe prodhimit të të folurit, të trurit.

{gallery}