Familja e Bruce Willisit ka zbuluar se aktori është diagnostikuar me demencë frontotemporale (FTD) – më pak se një vit pasi ai u tërhoq nga aktrimi për shkak të betejës së tij me çrregullimin e trurit të quajtur afazinë.
Ikona e Hollivudit, 67 vjeç, u tërhoq nga aktrimi vitin e kaluar pasi filloi luftën e tij me sëmundjen që shkaktoi përkeqësimin e aftësive të tij gjuhësore - me një deklaratë të përbashkët nga familja e tij të enjten duke njoftuar se gjendja e tij e keqe “ka përparuar”.
Në deklaratën e nënshkruar nga fëmijët e tij, gruaja Emma Heming dhe ish-gruaja Demi Moore dhe e postuar në uebsajtin e Shoqatës për Degjenerimin Frontotemporal thuhet se që kur është shpallur diagnoza e Bruce me Afazin në pranverën e vitit 2022, gjendja e tij ka përparuar dhe tani ka një diagnozë më specifike: demencë frontotemporale (e njohur si FTD).
FTD-ja është një sëmundje mizore e cila mund ta godasë këdo. Për njerëzit nën 60 vjeç, FTD-ja është forma më e zakonshme e demencës dhe për shkak se marrja e diagnozës mund të marrë vite, FTD-ja ka të ngjarë të jetë shumë më e përhapur nga sa dihet.

-
Gruaja e Bruce Willisit flet për keqkuptimin më të shpeshtë rreth demencës frontotemporale
-
Bruce Willis nuk është i vetëdijshëm se vuan nga demenca
-
Familja e Bruce Willis: Gjithmonë ka synuar t’i argëtojë njerëzit
-
Beteja e Bruce Willisit me demencën, vajza e tij thotë se ai nganjëherë nuk e njeh
-
Demi Moore e ka të vështirë ta shoh Bruce Willisn duke vuajtur nga demenca