Gjatë fundjavës që e lamë pas, Dua Lipa e shënoi ditëlindjen e saj të 25-të, kësaj radhe në kushte jo të zakonshme për shkak të pandemisë.
Por, bukuroshja me prejardhje kosovare megjithatë e festoi këtë ditë të veçantë në shoqërinë e të dashurit të saj, Anwar Hadid dhe disa miqve në Los Angeles të Kalifornisë.
Të shumtë ishin ata që e kanë uruar këngëtaren e famshme të muzikës pop, duke filluar nga familjarët dhe shoqëria e afërt, por vëmendje të madhe në media kanë marrë urimet e anëtarëve të familjes Hadid, të cilët siç duket e tashmë e konsiderojnë Lipan pjesë të familjes së tyre, transmeton Koha.
Gigi Hadid e quajti këngëtaren një person të veçantë që i meriton gjithë të mirat. Ndërsa supermodelja e famshme, mesazhin e saj e përfundoi me fjalinë “të dua motra ime”.
Edhe motra tjetër e Anwarit, Bella Hadid, e ka postuar një mesazh urues në rrjetet sociale përmes së cilit i referohet Dua Lipas si, “femra më e lezetshme, e mençur, e dashur, zemërgjerë dhe punëtore e të gjitha kohërave”. Ajo po ashtu e quajti këngëtaren motër, duke e konsideruar bekim për familjen e tyre dhe mbarë botën.
{gallery}
Edhe Yolanda dhe Mohamed Hadid, nuk kanë ngurruar ta shprehin dashurinë dhe admirimin për këngëtaren 25-vjeçare, e cila tash e një vit është në lidhje dashurie me djalin e tyre.
Ndërkohë, Dua Lipa së fundmi është zhvendosur nga Londra në Los Angeles, në mënyrë që të jetë më afër të dashurit të saj.
Ylli i hitit “Break My Heart” po jeton afër familjes së Anwarit në Beverly Hills, disa muaj pasi dyshja e kishte kaluar periudhën e karantinës së bashku në Londër. Besohet se çifti tashmë po e imagjinon të ardhmen e tyre në Los Angeles, dhe së fundmi janë bërë pronarë të një qeni të vogël të cilin e kanë emëruar Dexter.