Sezoni i ri i emisionit të pasdites në KTV, “Express” nis sot. Çdo ditë pune, nga e hëna në të premte, duke nisur nga ora 16:30 deri në 18:50, ky emision vjen me shumë materiale, të ftuar në studio, intervista në terren, e duke prek tema të sferave të ndryshme filluar nga ato sociale, nga fusha e kulturës, showbizit, politikës, sportit, teknologjisë e të tjera sfera .
Në këtë sezon, “Express”-i do të ketë një hapësirë të veçantë për të gjithë që dëshirojnë të shpalosin rrëfime interesante nga jeta e tyre, përfshirë këtu edhe personazhet jo publike. Të gjithë ata që kanë për treguar diçka interesante nga jeta dhe puna e tyre e përditshme, “Express” do të jetë adresa e duhur për ta bërë këtë dhe për të na treguar një pjesë që mbase nuk e dimë. Dhe që në takimin e parë, vjen një talent i futbollit, vetëm 12 vjeç dhe do të mund të njihen me të dhe jetën që ai bënë në Kaçanik.

Gjithsesi, se pjesë e pandashme e emisionit do të jenë edhe personalitetet publike që audienca i pëlqen dhe i vlerëson.
Debatet do të jenë segment i rëndësishëm i emisionit, ku do të diskutohet për tema me rëndësi për qytetarët tanë, gjersa edhe “Express Intervista” sjell në studio të emisionit protagonistë me rëndësi nga sfera politike.
Në “Express” do të ketë edhe rubrika interesante, nisur nga “Bëje vet”, “Stil, “Yll”, “Ters”, e gjithashtu edhe të tjera, por të cilat do t’i shpalosim që në javën e parë.
“Express”-i tash e tutje vjen nën drejtimin e Drin Ejupit.