Në kuadër të sezonit të ri në Kohavizion, emisioni “Express” rikthehet në terminin e zakonshëm (16:30), por me një ndryshim të vogël.
Magazina televizive e pasdites do të vazhdojë transmetimin maratonik prej dy orë e 30 minutash çdo ditë pune, nga e hëna deri të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEmisioni do vazhdojë të trajtojë tema nga më të ndryshmet, duke nisur nga ato politike, sociale, kulturore, probleme të ndryshme të qytetarëve dhe gjithçka tjetër që është në interesin të tyre.
Në sezonin e ri “Express” do të vijë pak më ndryshe. Tash e tutje ky emision do të drejtohet nga prezantuesi dhe gazetari i njohur kosovar, Drin Ejupi.
“Edhe në këtë sezon ‘Expressi’ do të prekë tema të sferave të ndryshme, duke filluar nga ato sociale, nga kultura, shoubizi, politika, sporti e sfera të tjera dhe madje përmes intervistave dhe materialeve të shumta. ‘Expressi’ do të krijojë hapësirë për të gjithë që dëshirojnë të shpalosin rrëfime interesante nga jeta e tyre, përfshirë këtu edhe personazhet jopublike”, ka thënë gazetari Amir Mjeku.
Sipas tij, të gjithë ata që kanë për të treguar diçka interesante nga jeta dhe puna e tyre e përditshme, “Express” do të jetë adresa e duhur.
“Pa dyshim se pjesë e pandashme e emisionit do të jenë edhe personalitetet publike që audienca i pëlqen dhe i vlerëson”, ka thënë ai.
Në këtë emision do të ketë edhe rubrika interesante, nisur nga “Bëje vetë”, “Stil, “Yll”, “Ters”, e gjithashtu edhe të tjera, por të cilat do t’i shpalosin që në javën e parë.
“Express” nuk harron as të rejat nga skena ndërkombëtare, qoftë nga shoubizi, teknologjia e të tjera.