Historia e Sadako Sasaki dhe një mijë lejlekëve prej letre do ta ketë tani një version të ri filmik, i cili do të vijë në ekran të madh.
Evan Rachel Wood është përforcimi më i ri në dramën biografike në lidhje me vajzën, e cila e mbijetoi bombën atomike mbi Hiroshima, dhe e cila po punohet sipas romanit nga Eleanor Coerr “Sadako and the Thousand Paper Cranes”. Në film do të luajnë edhe Jim Sturgess dhe Shinobu Terajima, skenarin e ka shkruar Ben Bole, ndërsa regjinë e bën Richard Raymond. Coerr ishte gazetare dhe nënë e re kur mësoi për Sadakon dhe vendosi ta ndajë historinë me gjithë botën, ndërsa atë do të duhej ta ekranizonte Evan Rachel Wood.
"Historia u bë e njohur dhe fenomen për shkak të autores Eleanor Coerr. Filmi do ta shfaqë për herë të parë historinë e patreguar të këtyre dy femrave të jashtëzakonshme dhe se si jetët e tyre janë ndërthurur. Është nder që familja e Eleanor më dha besimin për film dhe që Hiroshima Film Council më lejuan ta tregoj këtë histori", tha Raymond.

Sadako Sasaki mbetet edhe sot simbol i fëmijëve si një viktimë e pafajshme e luftës bërthamore. Ajo ishte dy vjeçe kur më 6 gusht 1945 u hodh bomba atomike në Hiroshima pranë shtëpisë së saj, por Sadako mbijetoi. Në moshën 12-vjeçare asaj ia prenë qafën dhe veshët, ndërsa në vitin 1955 në këmbë iu shfaqën njolla ngjyrë vjollce. Ajo u diagnostikua me leukemi, dhe në spital në vitin 1955 ia parashikuan vetëm një vit jetë. Pas diagnostikimit miku i Sadakos i tha asaj t’i bëjë një mijë lejlekë nga origami, ndërsa sipas legjendës japoneze në qoftë se një person i bën aq lejlekë mund ta shprehë një dëshirë. Sadako e kishte vetëm një dëshirë: të jetonte. Në versionin e Eleanor Coerr ajo i bëri 644 dhe pastaj u bë shumë e dobët dhe vdiq më 25.10. të po të njëjtit vit. Familja dhe miqtë i bënë lejlekët e tjerë, ndërsa ajo u varros me gjithsej 1000 lejlekë, shkruan KOHA Ditore.
Familja nuk pajtohet me versionin e Coerr të tregimit, duke thënë se Sadako i kishte bërë madje 1400 lejlekë para vdekjes së saj.
Edhe
Letra sekrete, njerëz të avulluar dhe fjalë të ndaluara: Si e ndryshoi përgjithmonë botën 6 gushti 1945
Në film do të shfaqen edhe disa detaje nga romani i Takayuki Ishii “One Thousand Paper Cranes: The Story of Sadako and the Children’s Peace Statue”.
Xhirimi i një “One Thousand Paper Cranes” do të duhej të fillonte më vonë, këtë vit.