Këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa e ka lansuar koleksionin e ri “pranverë/verë 2020”, të bashkëpunimit të suksesshëm me markën e njohur të veshjeve, “Pepe Jeans”, transmeton Koha.net.
Këtë lajm, këngëtarja e ndau me gjithë fansat e saj në rrjetet sociale, duke i publikuar disa fotografi nga fushata reklamuese si dhe një reklamë ku ajo shihet duke kënduar e vallëzuar.
Puna e bukuroshes Lipa me markën e njohur botërore ka qenë shumë e suksesshme, duke çuar edhe deri te bashkëpunimi i tyre në videoprojektin “Physical”.
Derisa në koleksionet e kaluara #DUAFORPEPE veshjet ishin më glamuroze dhe për mbrëmje, koleksioni i ri përbëhet më shumë nga bluza, pantallona dhe fustane me ngjyra të lehta, të përshtatshme për veshje ditore dhe për stinët e pranverës dhe verës.
Koleksioni tashmë ka dalë në shitje, dhe gjithë të interesuarit mund t’i bëjnë porositë e tyre.
Pas arritjes së majave të suksesit në muzikë, ylli i hitit “Don’t Start Now” ka filluar ta dominojë edhe industrinë e modës në botë.
Edhe
Dua Lipa lanson linjë të kufizuar të veshjeve sportive