Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ermal Meta tjetër sukses, pjesë e jurisë në emisionin ”Amici”

Tiranë, 10 mars – Fama e këngëtarit shqiptar, Ermal Meta nuk ndalet vetëm në Sanremo. Por ky vit ka plot surpriza për 36-vjeçarin.

Meta do të jetë pjesë e jurisë, e cila do të gjykojë konkurentët e emisionit të famshëm “Amici” drejtuar nga Maria de Filipi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një emision kushtuar talenteve të reja në këngë dhe në balet. Ermal Meta do të jetë pjesë e netëve finale si profesionist që do të gjykojë të rinjtë.

“Amici” nuk është një emision i panjohur në Shqipëri, pasi në të kanë marrë pjesë edhe balerinë si Ambeta Toromani, Kledi Kadiu i cili tashmë është mësues në serial e plot shqiptarë të tjerë, që kanë shkëlqyer me talentin e tyre.

Por ky është viti i këngëtarit Meta, i cili në festivalin e këngës në Sanremo rrëmbeu plot çmime. Ndërsa kënga e tij “ Vietato morire” u shndërrua në hit.