Këngëtari i mirënjohur shqiptar Ermal Meta do të rikthehet në festivalin e famshëm italian Sanremo për të performuar së bashku me Simone Cristicchin.
Fituesi i edicionit të kaluar të Sanremos nuk ka të drejtë të garojë, prandaj ai do të jetë vetëm mysafir i këtij edicioni, transmeton Koha.net.
Këtë e kanë bërë të ditur të dy këngëtarët, me Simone Cristicchin që do të jetë në garë për edicionin e 69-të të Sanremos.
Kujtojmë se Ermal e Fabrizio Moro kishin fituar Sanremon vitin e kaluar me këngën “Non mi avete fatto niente”, me ç’rast kanë përfaqësuar Italinë në Eurovizion.
Sanremo do të mbahet nga 5-9 shkurt 2019.