Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ermal Meta rikthehet në Sanremo 2019

Tiranë, 7 shkurt – Një vit pasi u shpall fitues i festivalit të muzikës italiane Sanremo 2018, kantautori shqiptar Ermal Meta do të rikthehet në skenën e Sanremo 2019 si i ftuar special në natën e dueteve.

Ai do të performojë ditën e premte më 8 shkurt, një ditë para natës finale në duet me këngëtarin në garë Simone Cristicchi me këngën e tij “Abbia cura di me”.

Rikthimi në festivalin e Sanremos, bëhet në një moment të vecantë për artistin shqiptar, i cili sapo ka nisur një tur koncertesh në të gjithë Italinë .

Për mediat italiane ai rrëfen se, “pas suksesit të një viti më parë në Sanremo, pranoj të shoqëroj në duet për një natë këngëtarin Simone Cristicchi.”

“Kënga e tij më pëlqeu e shumë . Jam një fans i muzikës së Cristicchit. Më pëlqen pena e shpirti i tij muzikor. Pranova menjëherë ftesën , është një zgjedhje që mund ta bëj vetëm për pak persona”, u shpreh Ermal Meta.

Edhe Ermal Meta rikthehet në Sanremo për të performuar me Simone Cristicchin Showbiz Ermal Meta rikthehet në Sanremo për të performuar me Simone Cristicchin

Në drejtimin artistik të këngëtarit të njohur Claudio Baglioni, në Sanremo 2019 mungon gara e kategorisë së këngëtarëve të rinj.

Sanremo 2019 prezantohet për të dytin vit radhazi nga drejtori artistik Claudio Baglioni, që sivjet shoqërohet nga aktorët komikë Virginia Rafelle e Claudio Bisio.