Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ermal Meta feston ditëlindjen e tij me këngë të re

Këngëtari shqiptar Ermal Meta përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar këngën e tij të re.

“Dall'Alba al Tramonto”, është kënga e tij e re, e cila do të publikohet nesër, pikërisht në ditëlindjen e tij të 37-të, transmeton Koha.net.

“Kënga ime e re më 20 prill ‘Dall'Alba al Tramonto’, kështu e festoj ditëlindjen time”, ka shkruar ai në Instagram.

Ermal Meta sivjet ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, duke e fituar San Remon me këngën “Non Mi Avete Fatto Niente” në bashkëpunim me Fabrizio Moron, këngë kjo që do ta përfaqësojë Italinë në Eurovision.

 

#nuovosingolo #20aprile #dallalbaaltramonto festeggio il mio compleanno così.?

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic) on