Showbiz

"Erdhi nga hiçi, pushtoi gjithçka" - publikohet posteri dhe traileri i "Napoleon-it"

Sony dhe Apple kanë publikuar trailerin e parë të filmit "Napoleon", me regji të Ridley Scott dhe me Joaqium Phoenix në rolin e komandantit ikonik francez Napoleon Bonaparte.

"Napoleon" është një vështrim origjinal dhe personal mbi origjinën e Napoleonit dhe ngjitjen e tij të shpejtë dhe të pamëshirshme si një perandor, parë përmes prizmit të marrëdhënies së tij të varur dhe shpesh të paqëndrueshme me gruan e tij, Joséphine.

Filmi kap betejat e famshme të Napoleonit, ambicien e pamëshirshme dhe mendjen strategjike mahnitëse si një udhëheqës i jashtëzakonshëm ushtarak dhe vizionar lufte.

Ylli i "Gladiator" Joaquin Phoenix dhe regjisori Ridley Scott janë ribashkuar për të pushtuar një tjetër epikë ushtarake historike.

Produksioni i Apple do të shfaqet ekskluzivisht në kinema më 22 nëntor dhe do të jetë i disponueshëm për t'u transmetuar në Apple TV+ në një datë të mëvonshme.

Video-trailer: