Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Era Istrefi në mesin e yjeve që pritet të pushtojnë botën më 2019

Këngëtarja kosovare, Era Istrefi, është përfshirë në listën e personave që pritet të pushtojnë botën në vitin 2019.

“Politico” që bën listën e 28 personave që pritet të kenë ndikim në botë në vitin vijues, këtë herë ka përfshirë Istrefin si ambasadore të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Era Istrefi po e vendos Kosovën në hartë – edhe nëse dikush nuk e do aty. Popkëngëtarja 24-vjeçare nga Prishtina ka shijuar një rritje të shpejtë ndërkombëtare. Pasi një prej hiteve të para shqipe u bë hit global dhe i siguroi kontratën e parë me një label amerikan, ajo arriti të bashkëshkruajë dhe performojë himnin e Kampionatit Botëror ‘Live It Up’, bashkë me yjet amerikane Nicky Jam dhe Will Smith”, shkruan “Politico” në versionin e Evropës.

Ky medium e vlerëson Erën si një përfaqësuese e gjeneratës së re të kulturës dhe sportit që po promovojnë shtetin.

“Dhjetë vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë, Istrefi është pjesë e gjeneratës së re të artistëve dhe yjeve të sportit që po promovojnë vendin – dhe Ballkanin – si imazh alternativ në krahasim me atë të dominuar nga varfëria, krimi dhe politikanët e korruptuar që grinden për të ardhmen”, shton “Politico”.

Për Kosovën, krahas Erës përmenden edhe yjet Rita Ora e futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri. Por për dallim nga ta, “Politico” shkruan se “Istrefi është 100 për qind e rritur në vendlindje – provë për fansat e saj në vend se talenti mund të depërtojë”.

Era për vitin 2019 synon të sjellë albumin e saj të parë. “Politico” ka përmendur edhe stilin muzikor të Erës që krahasohet me Sian dhe Rihannan.

“Edhe pse nuk këndon për politikë, beteja për të ardhmen e Kosovës ia kërcënoi momentin në Botëror. Rusia, që nuk njeh territorin, refuzoi ta linte të hynte me pasaportë kosovare. Fatmirësisht, Shqipëria i dha nënshtetësinë, duke ia mundësuar asaj performancës në ceremoninë e ndjekur nga miliona njerëz”, shkruan “Politico”, transmeton Koha.net.

“Veç fakti që isha aty, ishte deklaratë e mjaftueshme politike”, ka thënë ajo.

“Politico” ka shkruar po ashtu se Era me shqiponjë përmes Instagramit ka kërkuar njohje për Kosovën në gjithë botën.