Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Deda flet për këngën e Era Istrefit në Botëror

Deputeti Ilir Deda i ftuar në “Top Koha Music” ka komentuar suksesin e këngëtares shqiptare Era Istrefi, që do të këndojë himnin e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Ai ka thënë se ky është sukses tepër i madh për Kosovën dhe se Era Istrefi tashmë është emër i madh në botë.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ka qenë befasi shumë e mirë për të gjithë në Kosovë. Ka qenë gëzim që në Botëror bashkë me dy emra të mëdhenj të jetë Era Istrefi. Kjo tregon që Era Istrefi është emër i madh global. Është ndjenjë e mirë që dikush prej Kosovës, pa ndihmë, ka arritur ta pushtojë botën me origjinalitetin e vet. Duhet të jetë inspirim dhe motiv për të rinjtë”, është shprehur Deda.

Artikuj të ngjashëm