Ylli britanik i filmave “Harry Potter”, Emma Watson, e cilanga viti 2001 deri më 2011 e ka portretizuar magjistaren e talentuar Hermione Granger, në filmat e bazuar në librat e autores J.K. Rowling, u lind në Paris në vitin 1990 por familja e saj ishte shpërngulur në Britani të Madhe kur ajo ishte e vogël.
Watson përveç si aktore, shquhet edhe si aktiviste për të drejtat e grave, dhe si ambasadore e vullnetit të mirë për organizatën U.N. transmeton Koha. Ajo, po ashtu njihet si udhëheqëse e fushatës “HeForShe”, e cila i nxitë burrat të bëjnë thirrje për barazi gjinore.
Ndër vite, aktorja ka folur edhe për eksperiencat e saj me seksizmin në industrinë e filmit, duke thënë se ka përjetuar diskriminim gjinor që nga mosha 8-vjeçare si dhe është rritur në një ambient toksik, ku mediat e kishin seksualizuar shumë me shumë, ndryshe nga kolegët e saj në filmat “Harry Potter”.
Watson është beqare dhe thotë se e ka të vështirë të përballet me presionin që ia bënë shoqëria, për tu martuar dhe krijuar familje. Për revistën “British Vogue”, aktorja kishte deklaruar se vjetëve të fundit është përballur me ankthin, pikërisht për shkak të presionit për ta balancuar karrierën me jetën e saj personale.
Së fundi, Watson e ka luajtur rolin e Meg Marchit në filmin e regjisores Greta Gerwig, “Little Women”, i cili e rrëfen historinë e katër motrave të cilat janë në kërkim të fatit të tyre në jetë. Në këtë projekt të bazuar në romanin klasik me të njëjtin emër, Watson luan krahas aktoreve Saoirse Ronan, Florence Pugh, Eliza Scanlen dhe Meryl Streep.
-
JK Rowling i kthen përgjigje të ashpër Emma Watsonit pas komenteve për marrëdhënien e tyre
-
Emma Watson thotë se standardet e bukurisë në Hollwyood janë “të çmendura”
-
HBO lanson trailerin e parë të serialit “Harry Potter”
-
Mes përballjes me demencën, Bruce Willis dhe Emma Heming shënojnë 17 vjet martesë
-
Lily Collins thotë se mëmësia ia ka bërë më të vështira xhirimet e “Emily in Paris”