Ylli i filmit, Emma Roberts, është në lidhje të re me aktorin, Cody John, dhe siç duket ka vendosur që t’i marrë gjërat shtruar.
Aktorja 31-vjeçare më herët ishte në lidhje me aktorin, Garret Hedlund, me të cilin e ka djalin 2-vjeçar, Rhodes.
Megjithëse nuk ka shumë kohë që kjo dysheje i dha fund lidhjes, Roberts, duket se po ndihet mirë me romancën e saj të re dhe po planifikon që ta prezantojë Codyn me djalin e saj të vogël. Megjithëkëtë, ajo është shumë e kujdesshme kur vjen puna që ta njoftojë fëmijën e saj me njerëz të rinj.
“Emma dhe Cody po i marrin gjërat shtruar në romancën e tyre. Ata janë në lidhje qe dy muaj, por Emma është shumë e kujdesshme kur vjen puna tek djali i saj, dhe nuk preferon që ta ekspozojë atë tek njerëzit e rinj. Mirëpo, është e vetëdijshme që shumë shpejtë vjen dita për ta prezantuar të dashurin me fëmijën e saj”, deklaroi një burim i afërt me aktoren.
Po ashtu thuhet se ylli i serialit, “Scream Queens”, e pëlqen personalitetin e Codyt, sensin e tij të humorit dhe është duke e shijuar shumë kohën që po e kalojnë së bashku.
Në fillim të vitit, Emma, e cila është mbesa e ikonës hollywoodiane, Julia Roberts, bëri të ditur se është duke kaluar nëpër një periudhë të mirë të jetës, pas ndarjes nga Garret, dhe është fokusuar në rolin e saj si nënë.
-
Kendall Jenner e Jacob Elordi e zyrtarizojnë lidhjen
-
Vajza e Rebel Wilson debuton si aktore në SHBA
-
Raportohet se Kendall Jenner është në lidhje me Jacob Elordin
-
Mes xhelozisë dhe ambicieve për rolin e Bondit, Kutcher në qendër të vëmendjes
-
Unaza e Zendayas ndez edhe më shumë thashethemet se është martuar me Tom Holland