Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Emma Roberts është bërë nënë për herë të parë

Foto: AP/Associated Press

Aktorja e njohur amerikane, Emma Roberts dhe i dashuri i saj, Garrett Hedlund, e kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë, të dielën më 27 dhjetor. Foshnja është djalë dhe është pagëzuar Rhodes.

Fëmija u lind në spitalin e Los Angelesit, dhe uebfaqja për të famshëm TMZ ka raportuar se ai dhe e ëma janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ylli i serisë “American Horror Story”, Emma Roberts, para disa muajve në një intervistë kishte deklaruar se të qenit shtatzënë në kohë karantine, po i dukej një eksperiencë mjaft e çuditshme.

Aktorja megjithatë tregoi se është falënderuese që ka pasur mundësi të qëndrojë në shtëpi gjatë shtatzënisë, sepse kjo gjë ia ka mundësuar të jetë e qetë dhe e pranishme në çdo moment të kësaj eksperience të re, krahas të dashurit të saj Hedlund.

Artikuj të ngjashëm