Eminem ka hedhur partinë qeverisëse të Zelandës së Re në gjykatë, për një këngë të tij e cila është përdorur gjatë fushatës.
Reperi amerikan thotë se kënga e përdorur në 2014 nga Partia Kombëtare, ishte një version i palicensuar i ‘Lose Yourself’, një nga hitet e tij më të mëdha, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor avokatët e partisë thonë se nuk ishte kënga ‘Lose Yourself’ ajo që u përdor në fushatë, por muzikë e ngjashme me atë të Eminemit të cilën e blenë nga një dyqan muzikor.
Çështja filloi të hënën, me dy këngë që luajtën në gjykatë.
Një avokat i ‘Eight Mile Style’ - grup që përfaqëson artistin , tha se “Lose Yourself” ishte "portreti" dhe "pa dyshim xhevahiri në kurorën e veprës muzikore të Eminem".