Modelja e famshme, Emily Ratajkowski po kalon nëpër një periudhë emocionale dhe betejë mendore gjatë periudhës së vetizolimit për shkak të koronavirusit.
Bukuroshja 28-vjeçare po qëndron në shtëpi me bashkëshortin, Sebastian Bear-McClard, por ajo thotë se gjatë qëndrimi të detyruar në shtëpi po e ka të vështirë ta mbajë veten të angazhuar me aktivitete.
“Për mua, gjatë kësaj periudhë është një betejë emocionale dhe psikike për ta mbajtur disponimin e mirë. Gjithashtu e kam të vështirë të qëndroj e zënë me aktivitete,” citohet të ketë thënë modelja dhe aktorja, Ratajkowski.
Gjatë karantinës, ajo thotë se është e vendosur të përfshihet më shumë në drejtësinë shoqërore, duke i përkrahur njerëzit në nevojë në këtë krizë aktuale botërore, transmeton Koha.
Ylli i filmit “Gone Girl” gjithashtu beson që gjatë pandemisë së koronavirusit, nuk ka rregulla kur bëhet fjalë për rutinat ditore. Ajo u ka bërë thirrje fansave të mos i bëjnë presion vetes për t’iu përshtatur një orari të caktuar të angazhimeve.