Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Emeli Sande krenare që është deklaruar publikisht rreth orientimit seksual

Këngëtarja skoceze, Emeli Sande, thotë se do të dëshironte të ishte deklaruar rreth seksualitetit të saj më herët.

35-vjeçarja e famshme në një intervistë të realizuar muajin e kaluar, zbuloi lajmin se është në lidhje dashurie me një grua. Ajo grua është pianistja Yoana Karemova.

Tani, Sande thotë se qëkur e ka zbuluar publikisht orientimin seksual, po ndihet më e lirë dhe më mirë me veten, raportoi të martën portali “Female”.

“Do të dëshiroja ta kisha bërë këtë veprim më herët. Edhe gjatë intervistës së muajit të kaluar, kur deklarova se jam e dashuruar me Yoanan, gazetari menjëherë u befasua dhe më pyeti nëse kjo nënkuptonte se jam lesbike. Në fakt, unë nuk e kisha menduar këtë gjë më herët. Thjeshtë po e shijoja ndjenjën e të qenit e dashuruar. Më duket se është e drejta ime të bie në dashuri me kë të dua dhe aktualisht jam e dashuruar në Yoanan”, tha ajo në ngjarjen “National Student Pride”.

Sande, e cila më parë ishte e martuar me biologun Adam Gouraguine, shtoi se është krenare për atë që është.

“Unë gjithmonë e kam ditur se nuk isha person që kishte rregulla të caktuara kur vjen puna te dashuria apo personi që bija në dashuri me të. Po ashtu gjatë gjithë karrierës sime kam gjetur përkrahje të jashtëzakonshme te komuniteti LGBTQ+. Prandaj, nuk është se më duket sikur jeta më ka ndryshuar shumë. Vetëm se tani më shumë njerëz e dinë orientimin tim seksual, jam deklaruar hapur për këtë dhe kjo është gjëja kryesore”, shtoi ajo.

Ylli i hitit “Next to Me” tha se me të dashurën është takuar falë muzikës dhe se “definitivisht po ndihem më e lumtur se kurrë”.

Edhe Emeli Sande e paralajmëron lansimin e albumit të ri Showbiz Emeli Sande e paralajmëron lansimin e albumit të ri

“Është ndjenjë shumë e bukur. Për mua, dashuria e vërtetë dhe të qenit e dashuruar, i jep vlerë të gjitha gjërave në jetë”.

Kur u pyet nëse kjo do të thotë se është biseksuale, këngëtarja u shpreh se nuk është e sigurt nëse dëshiron të identifikohet si lesbike apo biseksuale. Por, mendon që është e lirë të bie në dashuri me këdo që ia do zemra.

Këngët më të dëgjuara të këngëtares skoceze me famë botërore mbesin: “Read All About It”, “My Kind Of love”, “Daddy”, “Nex To Me”, “Hurts”, “Clown”, “Beneath Your Beautiful”, “Wonder” dhe të tjera.