Elvana Gjata nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj fitores së Arilena Anas për përfaqësim të Shqipërisë në Eurovision.
Elvana është shprehur se e uron me gjithë zemër Arilenan, dhe se nuk është faji i saj, transmeton Koha.net.
Këngëtarja ka falënderuar të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për mbështetjen ndërsa ka thënë se “puna smë ka hedhur poshtë kurrë, as balta e helmi, me apo pa porosi!”.
Ndërsa me ironi ka falënderuar jurinë, e në mënyrë të veçantë Mikaelen për 2 pikëshin e saj për të.
Më poshtë postimi i plotë:
Edhe
Albina Kelmendi flet pas Eurovizionit: Dëshmuam që jemi shqiptarë me zemër të bardhë
"Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej...
Arilena... nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses?! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine, mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli!
I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart!
Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time! Zemra plot!
Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi, me apo pa porosi!
Faleminderit jurise europiane per vleresimin maximal?U gezova shume!
Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal!
Pranojeni jeten ME TANA
Gezojeni jeten ME TANA
Mezi pres projektet e reja"
{gallery}