Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Elliot Page pas daljes publike si transgjinor: Jam plotësisht ai që jam

Aktori Elliot Page, i cili muaj më parë bëri të ditur që është transgjinor, ka folur haptas për këtë eksperiencë për revistën “Time”.

Aktori 34 vjeçar është shprehur që i gjithë rrugëtimi i tij është një proces në vazhdimësi.

“Unë jam plotësisht ai që jam” është shprehur ndër të tjera Page, duke i’u referuar daljes publike si transgjinor.

“Njerëzit transgjinor janë shumë real” ka shtuar tutje Page për revistën “Time”, duke normalizuar situatën, që të mos ketë paragjykime të tilla për asnjë person.

Elliot Page kërkon që të luftojnë të gjithë së bashku kundër fushatave anti-trans që shpërndajnë urrejtje dhe diskriminim.