Moderatorja Ellen DeGeneres në një intervistë për New York Times foli për të ardhmen e shout “Ellen”.
DeGeneres tha se kishte rinovuar kontratën vetëm kohët e fundit por po mendon nëse duhet të tërhiqet apo jo.
Ajo shtoi se mori këshilla kontradiktore nga i vëllai Vance DeGeneres dhe gruaja e saj, Portia de Rossi, por vendimi nuk është i lehtë, transmeton kp.
“Portia mërzitet kur vëllai më thotë që të mos ndaloj”,u shpreh DeGeneres. “Ajo mendon se jam një aktore e shkëlqyer dhe se kjo shfaqje nuk është e duhura për kreativitetin tim”.
Ndërsa shton se bashkëshortja e këshillon se fundi i emisionit nuk është fundi i karrierës së saj, ndërsa i vëllai Vance i ka kërkuar të vazhdojë me emisionin.
“Show Ellen DeGeneres” ka fituar 57 Emmy nga debutimi i saj në 2003.
-
Ellen DeGeneres shqyrton idenë për t’i dhënë fund emisionit televiziv
-
Ellen DeGeneres planifikon ta rigjallërojë karrierën
-
Pas pothuajse dy dekadash, i vjen fundi emisionit “The Ellen DeGeneres Show”
-
Pas 19 sezoneve, “The Ellen Show” do të përfundojë
-
Ellen DeGeneres do t’i japë fund shout të saj në vitin 2022