Showbiz

Ellen DeGeneres do t’i japë fund shout të saj në vitin 2022

Ellen DeGeneres i ka thënë “The Hollywood Reporter” se po planifikon t’i japë fund “talk-shout” të saj në vitin 2022.

“Kur je person kreativ, ke nevojë të sfidohesh vazhdimisht – sa më i madh që është shou, sa më argëtues që është, nuk është sfidë më”, ka thënë DeGeneres për THR-në, në një intervistë të publikuar të mërkurën.

Aktualisht “The Ellen DeGeneres Show” është në sezonin e 18-të. Shou do të përfundojë pas sezonit të 19-të, sipas raportit të THR-së. Ndërkohë, arsyet e përmbylljes së shout, DeGeneres pritet t’i bëjë të ditura në një intervistë me Oprah Winfreyn.

“The Ellen DeGeneres Show” prodhohet nga televizioni Warner Bros që është pjesë e Warner Media.

Ky emision gëzon shikueshmëri të madhe jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe në të gjithë botën.

Një numër i madh i personaliteteve me ndikim në fusha të ndryshme të jetës kanë marrë pjesë të paktën një herë në shoun e Ellen DeGeneres përgjatë viteve që transmetohet.

.