Ellen Degeneres ishte pothuajse trokë dhe nuk e kishte asnjë përfaqësim kur iu ofrua roli i peshkut harrestar Dory në filmin “Finding Nemo”.
Komedianja ishte pa punë dhe po e merrte veten nga anulimi i hit emisionit të saj humoristik, Ellen, kur Andrew Stanton ia ofroi asaj rolin që do t’ia kthente fatin - dhe karrierën.
"Andrew Stanton, i cili e shkroi dhe e bëri regjinë e ‘Finding Nemo’, e ka shkruar këtë personazhin Dory dhe ajo e ka humbjen afatshkurtër të kujtesës dhe ai përpiqet ta kuptojë se si ta bëjë atë qesharake pa e ofenduar dikë", tha Ellen gjatë një interviste të para-regjistruar me David Letterman për emisionin e tij të Netflix, “My Guest Needs no Introduction”.
Ajo e pranoi se u befasua kur e mori thirrjen pasi askush nuk po e angazhonte atë për tre vjet pasi ajo u deklarua lesbike në revistën “Time” dhe as nuk ishte aktive në emisionin e saj televiziv të anuluar. Ajo as që kishte agjent, shkruan KOHA Ditore.
"U largova nga Los Angeles dhe shkova në Ojai vetëm për t’u larguar nga L.A. dhe isha vetëm dhe po më mbaronin paratë...", shton ajo. "Ai (Stanton) është entuziast i animacionit, kështu që ai ndoshta nuk e kishte parë revistën ‘Time’ ose nuk i kishte dëgjuar të gjitha gjërat për mua...
"Ai e dëgjon në sfondin e televizorit këtë person llomotitës që e fillon një temë, por pastaj vazhdon, vazhdon dhe nuk kthehet më kurrë në të, gjë që është ajo që unë e bëja në sitcom... dhe ai thotë, 'Kjo është Dory!' Dhe kështu ai më gjeti dhe tha, Të lutem prano për këtë; Po e shkruaj këtë duke të pasur ty në mendje, dhe unë i thashë, 'Nuk kam asgjë për të bërë, natyrisht që do të pranoj.
"U pagova në baza ditore; ishin rreth 75.000 dollarë për tre vjet punë... po e jetoja jetën".
Ellen pastaj e pati një rast për t’u takuar me një astrologe, e cila jetonte matanë rrugës - dhe papritmas jeta e saj dukej shumë më e ndritshme.
"Shkova në shtëpinë në pemë të kësaj gruaje dhe ajo nuk i kishte krehur flokët për një kohë të gjatë... dhe ajo më thotë: 'Kur të jesh 45-vjeçare do ta fillosh një punë plotësisht të re... Do të jesh më e famshme se që ke qenë ndonjëherë, do të fitosh më shumë para sesa ke fituar ndonjëherë".
DeGeneres ishte skeptike, sepse drejtuesit e Holliwoodit i konsideronin femrat në moshën mbi 40-vjeçare ‘të mbaruara” në atë kohë, dhe asgjë nuk sugjeronte se leximi i fqinjës së saj ishte as për së afërmi i saktë.
"Kur isha 45 vjeç, e fillova emisionin tim ", shtoi Ellen. "Flas me të çdo vit tani. Ajo gjithmonë ka të drejtë".