Eli Roth, filmbërësi, i cili qëndron prapa filmave horror, siç janë “Cabin Fever” dhe “Hostel”, si dhe filmi i papritur horror familjar “The House with the Clock in its Walls”, ka dalë me një franshizë të re horror, e cila do të shtrihet menjëherë jashtë ekraneve filmike.
Roth dhe James Frey, në bashkëpunim me studion digjitale 3BlackDot, e kanë hartuar një varg projektesh për franshizën e tyre “Clownpocalypse”: film artistik, video lojë, përmbajtje digjitale, produkte dhe ngjarje të tjera të ndryshme, shkruan KOHA Ditore.

Në faqen zyrtare 3BlackDot është zbuluar ngjarja kryesore e filmit: Kur një gjeni teknologjik me qëllim të errët dhe të fshehtë, e lëshon në qarkullim një filtër fotografish masivisht të popullarizuar për rrjetet sociale, miliona përdorues të obsesionuar transformohen në klounë psikotikë. Një grup delikuentësh të rinj nisen në një udhëtim tmerrues në kërkim të personit, i cili qëndron prapa kësaj çmendurie për ta kthyer botën në normalitet.
Skenarin për filmin do ta bëjë Philip Gelatt, i cili e bëri pjesën më të madhe të tregimeve për serialin e Netflixit, “Love, Death & Robots”.
Tani për tani nuk dihet se kush do ta bëjë regjinë, por produksioni do të duhej të fillojë në muajt e ardhshëm, kështu që këto informacione i presim së shpejti.
-
Christopher Nolan zbulon ëndrrën e tij, të realizojë një film horror
-
“Paramount” do ta rikthejë në ekran horrorin e famshëm “A Nightmare on Elm Street”
-
Komediani i njohur do ta shkruajë skenarin e filmit të ri të serisë “The Lord of The Rings”
-
Scarlett Johansson i bashkohet filmit të ri “Exorcist” të Mike Flanaganit
-
Musk: Deri në fund të vitit AI-ja do të krijojë një film të plotë për “Odiseun”