007 i ardhshëm, mund të jetë Idris Elba. Është vetë aktori që ka postuar në Twitter një mesazh misterioz që ka nxitur spekulimet se mund të jetë ai James Bondi i ri.
Ditë pas raporteve se një prodhues i serisë i ka propozuar atij të bëhet 007 i ri, Irdis Elba shkruan në Twitter: Emri im është Elba, Idris Elba…Fansat e konsiderojnë këtë si një sinjal se ai mund të jetë James Bondi i ri pasi Daniel Craig të largohet, vitin e ardhshëm.
Ka pasur në fakt zëra që e lidhnin Idris Elbën me rolin e Bondit që në 2014, zëra këto që ai as nuk i ka konfirmuar dhe as nuk i ka mohuar. Aktori 45-vjecar është bërë i njohur për rolet e tij në Star Trek, Luther dhe Thë Wire dhe në të shkuarën ai ka thënë se është shumë i moshuar për të marrë rolin e të famshmit 007.
Më herët këtë javë, kishte raporte se bosja e filmave Bond, Barbara Broccoli, ka thënë se ka ardhur koha që një aktor me ngjyrë të veshë kostumin e 007, transmeton Tch.
Seria e famshme ka nisur në vitet 1960 me Sean Connery në rol. Filmi i ri Bond do të dalë në kinema në tetor 2019, drejtuar nga Danny Boyle dhe pritet të jetë i fundit për Daniel Craig, pas përmbushjes së kontratës së tij 5-vjeçare.
Craig ishte aktori i gjashtë që e merrte rolin pas Sean Connery, George Lazenby, Roger Moore, Timoti Dalton dhe Pierce Brosnan.
-
Idris Elba: Jo të gjitha vendet do ta pranonin një James Bond me ngjyrë
-
Top-lista me pesë kandidatët favoritë për rolin e James Bondit
-
Çka po e zgjat kaq shumë gjetjen e James Bondit të ri?
-
Shtohen spekulimet se kush do të jetë “James Bondi” i ri
-
Adhuruesit e James Bondit zgjedhin zëvendësuesin e aktorit Daniel Craig