Një ekip rus i filmit është kthyer në Tokë pasi ka përfunduar skenën e xhirimit të një filmi në hapësirë.
Klim Shipenko dhe aktorja Yulia Peresild, janë larguar nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar dhe kanë ateruar në Kazakistan, ku janë takuar nga ekipi i xhirimeve të filmit, që kanë xhiruar skenën e uljes, raporton BBC.
Xhirimi në Stacionin Hapësinor nuk ishte pa dramë, që është e përshtatshme për filmin “Challenge”.
Të premten, pati telashe në Stacion, ku u desh të ndaleshin xhirimet. Nuk mendohet se ishte kjo pjesë e skenarit.
Moduli që mbante Pereslidin e Shipekon, si dhe kozmonautin Oleg Novitskiy, është ulur në Tokë të dielën.