Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Einxhel Shkira rikthehet në “Big Brother”

Einxhel Shkira është rikthyer të shtunën në shtëpinë e “Big Brother Albania VIP”, pas një ndërhyrjeje që ka pasur në spital, për shkak të lëndimit të krahut.

Lëndimi ka ndodhur të enjten mbrëma në shtëpi, teksa prezantuesja e famshme shqiptare ishte përpjekur për tu rrotulluar, gjatë një loje mes banorëve.

Einxhel, është mirëpritur nga banorët e shtëpisë me tu rikthyer, të cilët një natë më parë janë zotuar se do të kujdesen për të, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Einxhel është njëra prej banoreve më të zëshme në edicionin e këtij viti të “Big Brother".

 

Artikuj të ngjashëm