Që të dy janë ndër emrat më të mëdhenj në muzikë. Dhe Billie Eilish ka folur për ndikimin këngëtarit Justin Bieber në karrierën e saj muzikore. “Ai është më i miri, e dua”, ka thënë Billie, 19 vjeçe, kur u hap tema e Justinit në emisionin “The Morning Mashup të SiriusXM”.
Justin, që ka vite në muzikë, madje e ka ndihmuar Billien që ta arrijë qendrën e vëmendjes.
“E kam shok të mirë. Më ka ndihmuar shumë sa i përket famës”, vazhdoi Billie. “Më telefononte ndonjëherë dhe më tregonte gjëra që më bënin të ndihem e dëgjuar dhe sikur dikush tjetër po kalon nëpër të njëjtat gjëra. Kështu që është vërtet bukur ta kesh në jetë”.
Me siguri Billie i ka dëgjuar këshillat e tij, teksa po rikthehet në qendër të vëmendjes, me publikimin e albumit të saj të ri, “Happier Than Ever”.
Edhe pse ajo ishte mirë me këshillat e mikut të saj Justin, gjërat nuk ishin aq të bukura kur bëhej fjalë se çfarë mendonte ajo për trupin e saj.
Në një intervistë me “The Guardian”, krijuesja e hiteve e pranoi se “padyshim nuk është e kënaqur” me figurën e saj.
Këngëtarja ka thënë se nuk është e kënaqur me pamjen e saj, por nuk njeh shumë njerëz që janë, kështu që e pranon veten është ashtu siç është. Duke folur për dukjen, ajo ka thënë: “Shoh njerëz në internet që duken sikur nuk jam dukur unë kurrë. Dhe menjëherë mendoj si, o Zot, si duken kështu? I di të mirat dhe të këqijat e kësaj industrie dhe çfarë njerëzit përdorin në të vërtetë në fotografi dhe në fakt e di se çfarë duket e vërtetë mund të jetë e rreme”.
Këngëtarja e hitit “The No Time To Die” ka shtuar: “Megjithatë, unë ende i shkoj, o Zot, kjo më bën të ndihem vërtet keq. Dhe, dua të them, unë jam e lumtur për atë që jam dhe jam shumë e kënaqur me jetën time... Padyshim nuk jam e lumtur me trupin tim, por kush është?”
Kur ajo doli si një yll popi adoleshent, veshi rroba të gjera pa formë dhe shpesh e fshehu fytyrën pas syzeve të mëdha të diellit. Billie e ka sqaruar: “Kur jam në skenë nuk dua të mendoj për trup. Sidomos sepse vesh rroba që janë më të mëdha dhe më të lehta për të lëvizur pa treguar gjithçka – ato mund të jenë jo aq joshëse. Në fotografi duken sikur nuk e di as çfarë.
Sipas saj, kjo temë as nuk duhet të diskutohet pasi “kemi nevojë për trup për të ngrënë e për të ecur dhe për të dhjerë. Kemi nevojë për të vetëm për të mbijetuar”.