Ka mbërritur trileri i ri për trilerin “The Current War”, i cili do të përpiqet të na e tregojë luftën dramatike për energjinë elektrike në shekullin e 19, e cila sot njihet si Lufta e rrymave.
Filmi është një dramatizim i ngjarjeve të vërteta dhe bën fjalë për Thomas Alva Edison (Benedict Cumberbatch), i cili nuk heq dorë nga rryma e tij njëkahore dhe atë përpiqet ta futë në Manhattan pavarësisht mangësive të dukshme (ajo mund të transmetohet vetëm në distanca të shkurtra, sepse kishin ndodhur humbje të mëdha në transmetim në distanca të gjata). Por plani i tij nuk do të shkojë pa probleme, sepse këtu në lojë hyn Nikola Tesla (Nicholas Hoult) me rrymën e tij alternative, ndërkohë që atë e mbështet financiarisht biznesmeni i pasur George Westinghouse (Michael Shannon).
Në triler mund ta shohim Edisonin, i cili thotë: "Kjo është beteja e mendjeve më të mëdha të Amerikës", në çfarë Westinghouse përgjigjet: "Nëse dëshiron që njerëzit të të mbajnë mend atëherë vrite presidentin. Por në qoftë se dëshiron që pas vetes të lësh trashëgimi, atëherë duhet ta largohesh nga kjo botë pasi ta kesh bërë atë një vend më të mirë".

Drama historike u prezantua qysh në vitin 2017 në Toronto në festivalin e filmit kur mori kritika negative. Pas kësaj pasoi skandali me studion The Weinstein Company dhe filmi mbeti pa distributor, ndërsa dy vjet më vonë regjisori Alfonso Gomez-Rejon solli ndryshime të mëdha në versionin fillestar duke e zëvendësuar muzikën në film, duke e reduktuar minutazhin, dhe duke shtuar skena të reja. Filmi pastaj gjeti shtëpi të re tek distributori i ri 101 Studios, shkruan KOHA Ditore.
Skenarin për “The Current War” e ka shkruar Michael Mitnick, ndërsa së bashku me Benedict Cumberbatch, Nicholas Hoult dhe Michael Shannon në film luajnë edhe Katherine Waterston, Tom Holland, Matthew Macfadyen dhe Tuppence Middleton. Filmi pritet të dalë në kinematë amerikane më 4 tetor.