Kim Kardashian West edhe një herë ia doli t’i shokojë adhuruesit e saj me një gafë të modës. Ajo i publikoi fotot e saj në tutat super të ngushta të Jean Paul Gaultier me vizatime të cilat duken si tatuazhe. Ajo u shëtit dhe u ul në veturën e saj të shtrenjtë, ndërsa në çdo selfie të saj linjat e saj të bujshme ishin në plan të parë.
Adhuruesit e vlerësuan pamjen e saj si një komplet të dëshpëruar me motivet e artit në figurën e plotë të starletës më të famshme 38-vjeçare amerikane, i cili si duket është disa numra më i vogël se numri i saj.

"Mendova se ke qenë në burg", ishte një prej komenteve të shumta të ngjashme që vërshuan postimin e saj. Disa komente negative dhe fyese zhduken shpejt nga muri i saj, që do të thotë se nuk është se nuk i intereson Kimit se çfarë mendojnë adhuruesit e saj, të cilët me siguri ende i kujtojnë disa nga gafat e saj jo shumë kohë më parë, shkruan KOHA Ditore.
Atëherë në dy raste nëpër rrugët e Parisit ajo kishte veshur kombinime me teksturë leopardi, ndërsa për daljen në mbrëmje, ajo e kishte veshur një fustan transparent që i mbulonte vetëm pjesët intime të trupit.
-
Lewis Hamilton “nuk përmbahet” ndaj Kim Kardashianit pas ndejës së “Vanity Fair” 2026
-
Kendall Jenner tregon se kur bën gara me kuaj përdor një tjetër emër
-
Kim Kardashian ka qenë shumë afër të “shpërthente” për sjelljen e Kanye Westit
-
Kim Kardashian provokon hajdutët në gjyqin për grabitjen e 2016-s në Paris
-
Kim Kardashian fajëson “ChatGPT-në” për dështimet në provime