Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kim Kardashiani fsheh fytyrën në një paraqitje në New York

Kim Kardashiani ka befasuar të gjithë me një paraqitje që ka bërë në New York, për Javën e Modës atje.

E famshmja 40-vjeçare është shfaqur para shumë njerëzve e veshur e tëra në veshje të zezë, të lëkurës. Ajo kishte mbuluar madje edhe fytyrën, me një maskë të së njëjtës veshje, dhe kjo ka nxitur reagimin e fansave të saj, të cilët në rrjetet sociale e kanë pyetur se si shihte ashtu.

Themeluesja e SKIMS-it, ka publikuar disa prej fotografive me këtë veshje në llogarinë e saj në Instagram, derisa për veshjen ka përmendur dizajneren e Balenciagas, Demna Gvasalia.

Muajin e kaluar, Kardashiani kishte bërë pothuajse veprim të ngjashëm, duke u paraqitur në promovimin e albumit të ish-bashkëshortit të saj, Kanye West në Atlanta, me pothuajse të njëjtën pamje.

Kim është divorcuar këtë vit nga reperi Kanye me të cilin ka katër fëmijë. Ndonëse janë ndarë, ish-çifti thuhet se kanë raport të mirë me njëri-tjetrin, madje disa herë mediat kanë spekuluar se ata mund të rikthehen pasi janë parë duke drekuar së bashku.

Edhe Kim Kardashian me makijazh edhe nën kostumin e zi Showbiz Kim Kardashian me makijazh edhe nën kostumin e zi

Ndërkaq, Kim ka deklaruar se do të vazhdojë ta mbajë mbiemrin e ish-burrit, pasi dëshiron që të ketë të njëjtin mbiemër m fëmijët e saj.

{gallery}