Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Edhe një dështim i Kendall Jenner

Supermodelja Kendall Jenner (21) u paraqit në kopertinën e numrit jubilar të Harper’s Bazaar, me rastin e ditëlindjes së 150-të të revistës, ndërsa vëmendjen e komentuesve në rrjetet sociale e tërhoqën vetullat e saj shumë të pazakonta.

Kendall u fotografua në stilin e ishzonjës së parë amerikane, Jackie Kennedy, me flokë të bujshme, në një fustan të kuq dhe me buzëkuq ngjyrë të kuqe. Në modelen e re çdo gjë dukej e përkryer - me përjashtim të vetullave të përmendura, transmeton Koha Ditore.

Kritikat në llogari të vetullave menjëherë e bllokuan Twitterin, ku ylli i ri i reality TV kohët e fundit ishte objekt i talljes për shkak të reklamës së re për Pepsi.

Artikuj të ngjashëm