Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Edhe Jennifer Hudson pauzon emisionin e saj për shkak të grevës së skenaristëve

Së fundmi edhe ylli Jennifer Hudson ka njoftuar se ka dashur të rinisë emisionin e saj.

Ajo kishte planifikuar të riniste sezonin e ri të emisionit më 18 shtator 2023.

The Hollywood Reporter ka shkruar se ajo e ka pauzuar rifillimin e emisionit pasi që greva e skenaristëve dhe aktorëve po vazhdon.

Ndërkohë CBS ka treguar se çfarë do të bëjë me riplanifkimin e datave të emisionit.

“’The Talk’ po e pauzon premierën e sezonit të ri që ishte planifikuar për datën 18 shtator. Ne do të vazhdojmë t’i shohim planet rreth një date të re të fillimit të emisionit”, ka thënë CBS për revistën People.

Edhe Drew Berrymore shtyn sërish rifillimin e emisionit Showbiz Drew Berrymore shtyn sërish rifillimin e emisionit

Udhëheqësit e emisioneve të tilla po përballen me kritika të mëdha pasi që po dëshirojnë të rinisin emisionet e tyre pa skenaristë.

Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi