Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ed Sheeran dhe Annie Lennox e mbështesin ngjarjen bamirëse “We For India”

Foto: AP/Associated Press

Ngjarja e bamirësisë “We For India” do t’i sjellë në një skenë për të performuar artistët e famshëm, Ed Sheeran, Mick Jagger dhe Annie Lennox, të cilët iu bashkohen yjeve Saif Ali Khan, Farhan Akhtar dhe Jay Shetty, për këtë kauzë të mirë.

Shou virtual i cili do të zgjasë katër orë do të mbahet të dielën më 15 gusht, dhe ka për qëllim t’i mbledhë më shumë se 3.5 milionë dollarë për mbrojtjen e jetëve të njerëzve në Indi.

Në ngjarjen e cila do të transmetohet live në Facebook, Sheeran do ta interpretojë një version special akustik të këngës së tij të fundit, “Bad Habits”.

Në një deklaratë për media, Sheeran tha se India është një shtet të cilin e ka shumë për zemër.

“Unë gjithmonë e kam vlerësuar kohën që e kam kaluar atje, si për shembull gjatë turneut në vitin 2017. Sot ne mund ta bëjmë një diferencë të madhe në jetët e personave të prekur nga vala e dytë e COVID-19 dhe të ndihmojmë në mbrojtjen e jetëve në të ardhmen”.

Lennox do të performojë me vajzën e saj Lola, dhe në një intervistë të fundit ka deklaruar se njerëzit anembanë botës janë ndikuar nga pandemia, por disa shtete pak më rëndë.

“Lufta për ta zvogëluar infeksionin vazhdon ende në shumë shtete të botës, dhe India ka qenë në epiqendrën e kësaj sfide”.

Edhe Eilish, Sheeran dhe Cabello ndër performuesit e ngjarjes “Global Citizen Live” Showbiz Eilish, Sheeran dhe Cabello ndër performuesit e ngjarjes “Global Citizen Live”

Jagger dhe Nile Rodgers, do të do të dërgojnë mesazhe mbështetëse, ndërsa autori dhe ylli i podkastit, Jay Shetty, do të diskutojë për mirëqenien.

Aktori i filmit “White Tiger”, Rajkummar Rao, do ta prezantojë shoun ku do të ketë muzikë edhe nga artisti Indian, AR Rahman. Derisa Farhan Akhtar do ta interpretojë një poezi nga filmi “Zindagi Na Milegi Dobara”.

“We For India” do të mbahet më 15 gusht, që përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së Indisë, dhe të hollat e mbledhura në këtë ngjarje bamirësie do të shfrytëzohen për t’i ndihmuar të gjithë njerëzit e prekur nga pandemia.