Lucy Lester nga Stroud në Gloucestershire të Britanisë së Madhe i dha fund heshtjes së saj dhe vendosi që për “London Economic” ta tregojë historinë e saj në lidhje me mbretin e popit. 27-vjeçarja e cila punon me fëmijët problematikë e ka njohur Jacksonin gjatë gjithë fëmijërisë së saj, sepse i ati i saj Mark Lester dhe Michael ishin miq edhe para lindjes së saj. Mark gjithashtu është shfaqur kohët e fundit nëpër media për ta mbrojtur mikun e tij të ndjerë.
"Ata ishin aq të afërt saqë babai dhe Michael ishin kumbarë të fëmijëve të njëri-tjetrit. Kemi fluturuar me avionin e tij në ceremoninë e pagëzimit, ndërsa me shumë gëzim më kujtohet kur na dërgoi neve dhe fëmijët e tij t’i vizitonim shtëpitë në kohën e Halloween. Fëmijët të cilët i hasnim rrugës u thoshin prindërve, “Shikoni, Michael Jackson”, ndërsa të rriturit do t’u përgjigjeshin se bëhet fjalë për dikë të maskuar si ai, flet kjo nënë, duke i kujtuar momentet e ngrohta të kaluara me yllin e popit, shkruan KOHA Ditore.

"Paris, Prince dhe Blanket i shikonin motrat e mia, vëllanë tim dhe mua si farefis dhe ne e shikonim Michaelin si babanë tonë të dytë. Nuk e përmbaj dot veten kur dëgjoj se dikush e baltos atë, për mua ai ishte një njeri i zakonshëm i cili do të më përqafonte dhe do të më pyeste se si shkonte shkolla, me të cilin haja kokoshka, shikoja filma; i cili do të më ofronte çamçakëz, gjërat e vogla e bënë atë njërin prej nesh". Ajo pohon se kurrë nuk do t’i harrojë kohërat e mrekullueshme të kaluara në lojën pa brenga me Michaelin dhe fëmijët e tij, dhe se në mendimet e saj ai do të mbetet i çimentuar si i keqkuptuar dhe padrejtësisht i tradhtuar nga mediat.
-
Paris Jackson thotë se nuk është e detyruar të flasë për marrëdhënien me babanë e saj
-
Si ishte Michael Jackson si baba, rrëfen djali i tij
-
Gruaja e Justin Timberlake thotë se është fansja e tij më e madhe
-
Familja do që premiera e filmit të Michael Jacksonit të shfaqet aty ku ai planifikoi koncert para vdekjes
-
Paris Jackson e akuzon për keqpërdorim ekipin që menaxhon pasurinë e babait të saj