Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dwayne Johnson i lumtur për kohën që po e kalon me familje

Aktori i njohur i filmave aksion dhe komedi, Dwayne 'The Rock' Johnson thotë se e mira e koronavisurit është fakti se po mundet të kalojë më shumë kohë me familjen e tij.

Ylli i filmave “Jumanji”, e pranoi se ka qenë e vështirë për të të qëndrojë në karantinë, për shkak të përhapjes së sëmundjes vdekjeprurëse COVID-19, por po e shijon kohën efektive që po e kalon pranë gruas dhe fëmijëve të tij.

Duke folur përmes një videoje në Instagram, Johnson tha: “dhe për hetë të 1.927-të do ta këndojë këngën ‘You're Welcome’ për vajzën time të vogël Tia, si pjesë e rutinës sonë të natës derisa bëhemi gati për gjumë! Kërkesa e saj nuk përfundon kurrë… Por, të jem i sinqertë koha që po e kaloj me gruan dhe familje time ka qenë përparësia e vetme e kësaj pandemie të çmendur të cilën po e përjetojmë. Dhe sa për t’u sqaruar, vajza ime ende nuk e ka idenë se babai i saj ka luajtur në filmin e saj të preferuar, ‘Moana’,” kishte deklaruar aktori.

Ndërkohë, mundësi profesional i shndërruar në aktor, Dwayne Johnson, i cili e ka një vajzë 18-vjeçare, Simone, nga një lidhje e mëparshme , dhe dy vajzat, Jasmine dhe Tiana, me bashkëshorten Lauren Hashian, në të kaluarën e kishte zbuluar se ai dhe gruaja e tij ishin bërë dëgjues dhe komunikues më të mirë, prej se janë vetizoluar.