Dua Lipa thuhet se po synon një karrierë si këshilltare e stilit të jetesës, pasi ka paraqitur marka tregtare për qindra artikuj mallrash.
Fituesja e “Grammyt”, 25 vjeçe, ka konfirmuar gjithashtu se do të nisë një buletin javor të titulluar Service95, i cili do të ofrojë këshilla për make-up, modë dhe restorante.
Thuhet se këngëtarja nga Kosova është siguruar që emri i saj i famshëm globalisht mund t'i vendoset kozmetikës, ushqimit, alkoolit, pijeve joalkoolike, rrobave dhe bizhuterive.
Është pohuar se Dua e ka bërë kërkesën me studion ligjore që trajtoi divorcin e Princeshës Diana, Mischon de Reya.
Sipas dokumenteve ligjore të zbuluara nga Sunday Mirror, pajisjet e kopshtarisë, sendet shtëpiake, lodrat, lojërat, mallrat elektrike, librat, orenditë e buta dhe mobilet janë gjithashtu marka tregtare për të cilat ka aplikuar këngëtarja.
Mendohet se Dua e ka emëruar markën sipas vitit të saj të lindjes, “1995”, dhe kjo lëvizje do ta bëjë atë të ndjekë gjurmët e Gwyneth Paltrow, Kourtney Kardashian dhe Jessica Alba.
Edhe
Dua Lipa synon karrierë si këshilltare
Dua përndryshe i ka dhënë fund para pak ditësh lidhjes së saj dyvjeçare me modelin amerikan, Anwar Hadid, i cili është vëllai i motrave të famshme, Gigi e Bella Hadid.
Raportohet se shkak për ndarjen e çiftit, është bërë distanca fizike dhe pamundësia për të qenë afër njëri-tjetrit për kohë të gjata.