Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka publikuar këngën e re, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me grupin e njohur nga Koreja Jugore, “Blackping”.
Kënga “Kiss and Make Up” është e realizuar në gjuhën angleze dhe në atë koreane, transmeton koha.net.
Dua këtë bashkëpunim me koreanet e famshme e ka përfshirë në albumin e saj.
Kjo është hera e parë që katër anëtaret e “Blackpink” janë pjesë e ndonjë albumi të artistëve ndërkombëtarë.