Dua Lipa është këngëtarja e re që është duke pushtuar skenat botërore me talentin e saj dhe stilin e veçantë.
Në një intervistë për “glamour”, këngëtarja me famë botërore ka treguar sekretet e saj të bukurisë.
Lipa ka zbuluar se për përkujdesjen ndaj vetes inspirohet nga rrjeti social Instagram.
“E dua Instagramin – ka shumë burime të veçanta inspirimi dhe arti aty. Ka shumë mësime përmes videove për bukurinë, për shembull”, ka thënë ajo.
Dua është fanse e madhe e këngëtares së njohur Lady Gaga.
Edhe
Dua Lipa nuk do të jetë më mister për botën
“Dikush të cilin e dua që luan gjithmonë me pamjen e saj është Lady Gaga – kurrë nuk e dini ç’të prisni nga ajo dhe gjithmonë ka diçka që ju ngazëllen. Çdo performancë, ajo ka pamje ndryshe”, ka thënë më tej ajo duke shtuar se stili i preferuar është “epoka e viteve të 90-a”.
{gallery}