Ylli i popit, Dua Lipa, e ka publikuar këngën e re të titulluar “Future Nostalgia”. Bëhet fjalë për këngën e titullit të albumit të saj të ri.
“Në hënën e fundit të plotë të kësaj dekade, kënga kryesore nga albumi i ri doli sonte”, - shkroi ajo në profilin e saj në Instagram.
Ajo gjithashtu e shpjegoi kuptimin e titullit “Future Nostalgia”.

“E mbaj mend që po ngisja automobilin deri në radio emisionin në Las Vegas duke menduar për tingullin tim të ri. E kuptova se doja diçka që tingëllonte futuristike, por që kishte edhe ndjenjë nostalgjike”, - tha këngëtarja, duke pranuar që për frymëzim shfrytëzoi pak Madonna, Blondie, Gwen Stefani dhe “Outkast”, shkruan KOHA Ditore.
Përndryshe, në nëntor, pas një ndërprerjeje njëvjeçare, Dupa Lipa e publikoi edhe singlin e ri të titulluar “Don’t Start Now”.