Dua Lipa është ende duke shijuar triumfin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Brit Awards” ku rrëmbeu dy çmime, atë për “Këngëtaren më të mirë britanike” dhe “Albumin më të mirë”, për albumin “Future Nostalgia”.
Mirëpo, këngëtarja nga Kosova, nuk e ka ndërmend të pauzojë gjatë pas kësaj ngjarjeje. Burime të “The Sun”, kanë thënë se Dua është duke punuar për xhirimin e një klipi të ri.
"Dua është ende duke e shijuar suksesin e albumit të saj të fundit dhe fitoren e dyfishtë në “Brit Awards” mirëpo ajo nuk dëshiron të ndalet. Tashmë është duke punuar për videoklipin i cili do të jetë i mahnitshëm. Një numër i madh i njerëzve janë duke marrë pjesë në realizimin e tij, duke përfshirë këtu edhe një kali”, është shprehur burimi.
Ndërkaq, se kur pritet të publikohet videoklipi dhe për cilën këngë bëhet fjalë, nuk është bërë ende e ditur.
-
Dua Lipa me dy trofe – mbretëreshë e “Brit Awards”
-
Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator
-
Dua Lipa publikon pamje interesante nga prapaskena e videoklipit të fundit
-
Dua Lipa me turne të madh botëror vitin e ardhshëm, publikon datat
-
Dua Lipa me “Optimizëm Radikal” në muzikën dhe aktivitetet e saj